Festa e Abetares

Kaluan ditët, javët e muajt që nga fillimi i klasës së parë, ditës kur për herë të parë nxënësit  e klasave të para u takuan me Shkollën për t’u nisur në një rrugëtim të gjatë drejt dijes. Shkronjë pas shkronje, numër pas numri arritën të shkruajnë e të lexojnë për bukuri fjalët e tyre më të ëmbla si: nënë, baba, gjysh, gjyshe, mësuese, shkollë e deri te krijimi i ngjarjeve të ndryshme kuptimplota. E gjithë kjo punë u kurorëzua me Festën e Abetares, si ditën dhe ngjarjen më të veçantë për shkollarët e vegjël, e cila u mbajt më datë 01.06.2021, në shkollën tone me një program të përgatitur nga mësueset e klasave të para. Nxënësit para prindërve, gjyshërve e shumë pjesëmarrësve tjerë shfaqën pika të larmishme si: vjersha, këngë, vallëzime, lojëra ritmike dhe pjesë tjera interesante duke i bërë edhe mysafirët te cilët ishin ne numër te pakte shkak COVIDI 19 pjesë të programit.

Ndarje me të tjerët këtë!