Gëzuar 2021!

Të nderuar mësimdhënës dhe nxënës të Sh.F.M.U. “Bajram Currit” Istog

Të gjithë kemi një përgjegjësi të madhe për edukimin e një brezi të ri profesionistësh të ardhshëm, njerëz të pasur shpirtërisht dhe qytetarë të denjë.

Ky vit është përcjellë me një larmi ngjarjesh, arritjesh dhe shumë suksese të reja.

Unë ju falënderoj për punën tuaj, përkushtimin dhe për arritjet e përbashkëta. Gjithashtu, falënderoj nxënësit tanë, të cilët na përfaqësuan në aktivitete të ndryshme.

Ky vit ishte i veçantë për shkak të pandemisë COVID-19, por viti i ardhshëm uroj të jetë plot momente të paharrueshme dhe të mrekullueshme. Ju uroj të vendosni qëllime të reja dhe t’i arrini ato. Jini energjikë dhe të gëzuar.

Ka shumë punë përpara, Jam i sigurt se do të bëjmë më të mirën edhe në 2021!

Uroj që viti i ardhshëm, të përcjellët me suksese në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Gëzuar 2021!

Koordinatori i cilësisë-së,

Maste, Agron Zeqiraj

Ndarje me të tjerët këtë!