NJOFTIM PËR RIFILLIM E MËSIMIT ME PREZENCE NË SHKOLLE

NJOFTIM MASHT- i në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në dhe me Ministrinë e Shëndetësisë kanë marrë vendim që nxënësit e klasave VI – IX të rikthehen në objektet shkollore.Nga e hëna (19.4.2021) në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë me pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla duke respektuar rekomandimet për distancë dhe kujdes në lidhje me masat kundër pandemisë.Shkollat ne bashkëpunim me IKSHPK dhe DKA do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë.Ftojmë nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin mësimor, që të respektojnë me përpikmëri masat kundër pandemisë.Orari mësimor për klasat VI-IX do të vazhdojë i njëjti me grupe (grupi B te hënën dhe grupi A te martën)Shëndet e suksese!Me respekt nga Drejtori.

Ndarje me të tjerët këtë!