Përfundimi i periodës së pare 18/12/2020

Për shkak të gjendjes aktuale pandemike, e cila tashmë mund të kombinohet edhe me gripin sezonal, gjeta përkrahje nga kryeministri i Kosovës, z. Hoti, ministri i Shëndetësisë, z. Zemaj, drejtori i IKShPK-së, z. Ramadani, në kërkesën time për ta zgjatur pushimin pas periudhës së parë të vitit shkollor 2020/2021.Pra, periudha e parë, do të përfundojë më 18 dhjetor 2020 dhe do të zgjasë deri më 18 janar 2021.Për mënyrën e realizimit të planprogramit mësimor, do të diskutojmë gjatë ditëve në vijim bashkë me akterë të tjerë të përfshirë në arsim.Gjatë këtyre ditëve, ju lutem mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve që të bashkëpunojnë ngushtë, në mënyrë që ta mbyllim me sukses këtë periudhë të vitit shkollor. Bashkë mund të arrijmë suksese në arsim edhe në kushte pandemie!

#MaskëDistancëHigjienë

Ndarje me të tjerët këtë!